Alarm për bombë, evakuohen trenat në Barcelonë

Një alarm për bombë ka vënë alarm policinë spanjolle të Barcelonës. Policia ka evakuar dy trena në stacionin kryesor të qytetit dhe po kryejnë kontrolle për eksploziv pasi u gjet një valixhe e dyshimtë.

Forcat xheniere shkuan mëngjesin e së mërkurës me shpejtësi të lartë në stacionin qendror Sants.

Policia raporton se administrata e sigurisë në stacionin hekurudhor identifikoi një objekt si një mjet shpërthyes të mundshëm brenda një valixheje në orën 8 të mëngjesit.

Stacioni i trenit Madridit Atocha gjithashtu u evakua këtë mëngjes (7 nëntor) për shkak të alarmit të sigurisë.

Një skaner i sigurisë në Barcelonë Sants zbuloi një objekt brenda një valixhe që mund të ishte eksploziv.