Ç’mund të bëjnë demokratët me fitimin e Dhomës së ulët…?

Sondazhet e para pas votimit tregojnë se Demokratët do të kenë shumicën në Dhomën e Ulët kurse Republikanët do të rrisin maxhorancën në Senat. Demokratët me këtë rezultat arrijnë pas 8 vjetëve të kontrollojnë Dhomën e Ulët.

Ja se çfarë mund të bëjnë demokratët pasi kanë fituar shumicën në Dhomët e Ulët, sidomos në funksion të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020:

Demokratëve ju jepet mundësia ti tregojnë qytetarëve amerikanë në një mënyrë më institucionale vizionin e tyre politik për të ardhmen;

Meqënëse shumica që kontrollojnë demokratët në Dhomën e Ulët nuk është shumë e madhe, demokratëve do tu duhet të gjejnë së bashku me disa republikanë të “moderuar” zgjidhje kompromisi, vecanërisht kur do të bëhej fjalë për rastet e kalimit të faturave financiare; konktetisht demokratët kanë identifikuar shumë projekte që mund ti miratojnë me konsensus, për shëmbull një prej tyre do të ishte ai për infrastrukturën; 

Demokratët planifikojnë të hetojnë Trump dhe të gjithë amdinistratën e tij nga lart deri poshtë;

Demokratët tashmë kanë një listë prej 50 dosjesh për ti hetuar të cilat janë refuzuar deri më sot nga shumica republikane dhe ata duke fitiar shumicën i kanë planifikuar ti nisin në janar 2019. Më konkretisht ata duan të hetojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, reagimin e administratës Trump ndaj pasojave të Uraganit Maria, emailet e dhëndrit të Trump, Jared Kushner, e tjerë.

Megjithëse lidershipi demokrat ka deklaruar qartas se do të shmangin procedurat për shkarkimin (impicment) e Trump, ata kanë planfikuar gjithçka që ndriçon se çfarë ka bërë Trump duke tentuar ta rrënojnë imazhin e tij; 

Demokratët gjithashtu duan të japin një mesazh të qartë se ata janë seriozë lidhur me luftën kundër korrupsionit; ata kanë planifikuar të ndërmarrin veprime të menjëhershme përmes miratimit të një projektligj që do të godiste lobimin. Kjo përpjekje ka filluar të drejtohet Republikani John Sarbanes, i cili është i vendosur që partia e tij duhet t'i nënshtrohet një hetimi serioz të vetëvetes kur bëhet fjalë për marrjen e parave nga politika;

Ish kryetarja demokrate e Dhomës së Ulët, Nancy Pelosi është përpjekur gjatë të gjithë kohës për të siguruar shumicën prej 218 votash për të marrë përsëri drejtimin si spikere e Dhomës së Ulët të SHBA. Pra gjasat janë që Nancy Pelosi të jetë përsëri Spikere e Dhomës së Ulët të SHBA.