Icardi: Vuajtëm, sepse luajtëm kundër skuadrës më të mirë në botë

Kapiteni Mauro Icardi ishte protagonist me golin e shënuar në minutën e 87-të, duke i dhënë një pikë të çmuar Interit në përballjen ndaj Barcelonës.

Edhe pse përballë kishin një skuadër të kalibrit të lartë, zikaltrit provuan me të gjitha mënyra, teksa barazimi ishte rezultati i drejtë.

Në prononcimin pas ndeshjes, Icardi u shpreh: “Ne kemi vuajtur, sepse kemi luajtur kundër asaj që unë mendoj se është skuadra më e mirë në botë, sepse kundërshtarët tanë kanë vendosur posedimin e tyre të topit klasik, por nuk kemi hequr dorë, gjithmonë duke qëndruar në ndeshje, dhe në fund erdhi barazimi. Ndoshta mund të bëjmë pak më shumë, kështu që mund ta fitonim edhe këtë ndeshje.

Shembulli që duhet të ndjekim është ai i ndeshjes ndaj Totenhemit, kemi besuar, kemi vazhduar të luajmë dhe në fund erdhën dy golat”.