Atentati mafioz në Durrës/ Policia gjen edhe një makinë të djegur

Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit, ku brenda një makine Audi janë gjetur një person i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhu në lagjen 13.

Ndërkohë që forcat e policisë kanë gjetur dhe një makinë të djegur në zonën e Shën Avlashit, e cila dyshohet se ka lidhje me ngjarjen, pasi autorët mund të jenë larguar me të dhe më pas e kanë braktisur.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat po hetojnë për ngjarjen.