Ironia e Dylgjerit: Ministria e Brendshme është drejtuar nga dy oficerë ushtrie! Njëri i karatesë, tjetri i Kadaresë

Analisti Ylli Dylgjeri, ka ironizuar vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili pas refuzimit nga ana e presidentit Ilir Meta, e ka emëruar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.

Me anë të një statusi në Facebook, Dylgjeri shkruan se në CV-në e ministrisë së Brendshme për vitet e fundit do shkruhet se është drejtuar nga dy oficerë ushtrie, njëri i karatesë (Dritan Demiraj), dhe tjetri i Kadaresë, (Sandër Lleshi).

Ja postimi i Dylgjerit:

Ne CV-në e Ministrisë Brëndshme për vitet

e fundit do të shkruhet se është drejtuar nga

dy oficerë ushtrie, njëri i Karatesë, dhe tjetri

i Kadaresë.