Tirana dhe Kukësi ndajnë nga një pikë, spektakël në ‘Selman Stërmasi’
Tirana nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Kukësit të vlefshëm për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.
Në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi” vendasit nuk arritën të shënonin pavarësisht se verilindorët minutat e fundit luajtën me 10 lojtarë.
Një ndeshje shumë e luftuar, që në fund pa skuadrat të ndanin nga një pikë.
Në pjesën e parë, Hoxhallari u ndal nga shtylla pas një silure prej më shumë se 35 metra, ndërsa pak para se të mbaronte pjesa e parë, Rexhinaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas këtij barazimi, Kukësi mban vendin e 3-të me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana pozicionohet e 7-ta me 10 pikë.