Arrihet marrëveshja: Real Madrid bën transfertën e parë për janarin, ja surpriza!

Real Madridi ka bërë transferimin e parë për janarin.

Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me River Platen për transferimin e mesfushorit, Exequiel Palacios.

“Los Blancos” do paguajë 15 milionë euro për transferimin e talentit i cili bëri debutimin te River Plate në moshën 16 vjeçare, duke fituar dy kupa internacionale.

Mesfushori 20-vjeçar do të nënshkruaj kontratë 5-vjeçare me Real Madridin.

Exequiel Palacio ka bërë 45 paraqitje me ekipin e parë të  River Plates, ndërsa 18 prej tyre i ka bërë gjatë këtij sezoni.