FOTO/ Një makinë luksoze! Kjo është dhuratë që Gjiko i bëri dikujt, por që është Elita Rudi

Producenti BigBang po feston ditëlindjen. Me këtë rast vëllai i tij, reperi i njohur Gjiko është përkujdesur që t’i bëjë një dhuratë super të shtrenjtë.

Këngëtari i njohur i ka blerë vëllait të tij, Arbërit, një makinë të tipit BMW M4, çmimi i të cilës shkon deri në 60 mijë euro.

Për ta bërë publike ngjarjen ka menduar vetë Gjiko, i cili pasi e ka filmuar surprizën që i ka bërë vëllait të tij, e ka publikuar atë në rrjetet sociale.

Nga ajo që shikohet në këto imazhe, duket që vëllai i reperit nga Kosova është befasuar nga surpriza dhe shfaqet shumë gëzuar për dhuratën.