Talenti i Partizanit merr ftesë nga Maqedonia

Besnik Ferati, i lindur në Shkup, ka marrë një ftesë nga Kombëtarja e Maqedonisë U-19.

Mesfushori i Partizanit ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me të kuqtë e kryeqytetit, por nuk ka arritur ende të debutojë.

18-vjeçari  ka qenë pjesë e Kombëtares maqedonase U-19 edhe në miqësoret e fundit kundër Anglisë dhe Polonisë të zhvilluara në muajin tetor.

Maqedonia do të zhvillojë turneun kualifikues “Elite Raund” në Çeki, nga data 14 deri në 20 nëntor.