Kultivonin kanabis në një shpellë në Angli, ja sa u dënuan ‘fermerët’ shqiptarë

Dy shqiptarë të arrestuar për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.

Aleksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, kultivonin qindra bimë narkotike, kur u arrestuan në shtator gjatë një operacioni policor.

Vlera në treg e shitjes së kanabisit arrinte në tre milionë paundë.

Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.

Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitien e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e që merrnin 100 paundë në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.

Tuneli i Aleksander Shyti dhe Altin Deda besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar në Angli.

Tuneli kishte vetem një hyrje nga një derë e vogël në një gurore të braktisur.

Fillimisht, atë bunker në Avon të Ëiltshire, e kishte ndërtuar Ministria e Mbrojtjes për nevoja të saj, për t’ia lëshuar më pas kompanisë Heinz, që e shfrytëzoi për të kultivuar për kërpudhat e supës.

Aty u zbuluan mbi 4,000 rrënjë kanabisi, që ishin të shpërndara në 40 dhomat e bunkerit që zyrtarisht është mbyllur para 20 vitesh.