Vrasja e Ibrahim Bashës, ja data kur do të shpallet dënimi për 9 të akuzuarit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur që të japë vendimin për 9 të akuzuarit për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, më datë 20 nëntor, ora 12:00.

Vrasja ndodhi në 24 qershor 2015, gjatë operacionit për zhdukjen e kanabisit në Lazarat dhe arrestimin e bandave kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për tre prej të akuzuarve: Arbion Alikon, Bajram Boçian dhe Elvis Boçian.

Veç tyre, ka kërkuar dënime për:

Xhulio Malo 10 vite
Albion Aliko 17.6 vite
Elson Kazma 17.6 vite

Klodian Selimi 5 vite
Oltion Proko 9 vite
Dervish Çoko 18 vite
Rohan Hirja 18 vite
Iliaz Xhaferaj 18 vite

SI NDODHI VRASJA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur dinamikën e ngjarjen ku mbeti i vrarë, oficeri i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha. Gjatë kërkesës për mjasën e sigurisë ndaj Xhulio Malos të dërguar në gjykatë, prokuroria ka shpjeguar edhe se si ka rrjedhur ngjarja.

Më datë 24.06.2015, në Prokurorinë për Krime të Renda është bërë regjistrimi i procedimit penal nr. 176, të vitit 2015, për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkepunim, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuara nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25, 278/2, 5, 283 i K.Penal, ne ngarkim te shtetasit Xh. Malo, etj.

Më datë 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, kanë qënë të planizuar me shërbim forca të policisë të FNSH të cilat ishin ndodheshin të vendosur në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”, dhe “kryqëzimi i përroit të Kordhocës” dhe ndërkohë që vazhdonin sherbimin, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar. Po kështu në orën 04:44 një grup tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Në këto rrethana, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ngritur grupi i drejtimit dhe janë marrë masa për mbajtjen në rrethim të përsonave të armatosur, të cilët qëllonin me armë në drejtim të policisë dhe në bashkëpunim me forcat e policisë “Renea” është hartuar plani i operacionit për kapjen e këtyre përsonave.

Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është kostatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.

Gjatë udhëtimit në drejtim të fashtit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

Në vijim forcat e policisë, kanë bërë kqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike “Kokainë”, ndërkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej për te sulmuar dhe luftuar forcat e policise se shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se mëparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundësia për kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Ar. Aliko dhe Al. Aliko.