Rama e emëron Lleshin zv/ministër të Brendshëm

Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin si zv/ministër i Brendshëm.

Lajmi erdhi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Pasi deputetët e PS-së vendosën të shkarkojnë Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, Rama mblodhi qeverinë e tij.

Në përfundim është vendosur që Lleshi të emërohet si zv/ministër i parë në Ministrinë e Brendshme.

Sipas Ramës, Lleshi do të ketë kompetencat e ministrit të Brendshëm.