Votimi për në Kongresin amerikan, ja çfarë thonë sondazhet

Sot do zhvillohen zgjedhjet për në kongresin Amerikan.

Sipas një sondazhi të përgjithshëm të realizuar nga CNN, fitorja do të shkojë për demokratët me 55% të votave, ndërsa 42% do të shkojnë për republikanët.

Anketimi reflekton tendencën e fillimit të tetorit është thuajse i njëjtë edhe për fillimin e muajit shtator. Në qendër të gjithçkaje është faktori Trump: emri i tij nuk figuron në fletë-votime, por “Midterm” praktikisht rrotullohen rreth shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Përveç garave të kongresit, 36 nga 50 shtetet e SHBA-së kanë për të zgjedhur guvernatorë të martën. Aktualisht kandidojnë 33 guvernatorë republikanë, 16 demokratë dhe një i pavarur.