Euro humbet sërish pikë ndaj lekut! Ja sa është këmbyer sot

Monedha europiane, u duk sikur fitoi pikë javën e shkuar kundrejt monedhës tonë, lekut., por mesa duket fillimi i javës ka nisur keq.

Këtë të hënë 1 euro është shkëmbyer me 124.69 lekë, ose thënë ndryshe u këmbye me 0.24 pikë krahasuar me fundjavën që sapo lamë pas.

Ndërsa sot në Tiranë një euro është këmbyer në nivelin e 1.13 dollarëve. Ndërsa dollari amerikan është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është me 109.51 lekë, rreth 0.33 pikë më shumë se të premten e javës së shkuar.