Dekretimi i ministrave/ Nishani i përgjigjet Ramës: Ja çfarë kërkova nga kushtetuesja në 2016-n

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i është përgjigjur kryeministrit Edi rRama, i cili ju referua sot ish-kreut të shtetit pas mosdekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.

I pyetur nga News 24, ish-kreu i shtetit ka sqaruar edhe njëherë kërkesën që bëri në 2016-ën pranë Gjykatës Kushtetuese, së cilës iu drejtua për interpretim të kompetencave të Presidentit lidhur me dekretimit të dy ministrave Milva Ekonomi e Arben Ahmetaj.

Sipas Nishanit Kushtetuesja njoftoi në 2016-ën se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk kishte një situatë konkrete. Nishani shton më tej se Gjykata Kushtetuese pretendonte se “duhet të ishim në kushtet e mosdekretimit të ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin që ka një objekt dhe të vendosej të shqyrtohej”.

“Ka një korrespondencë dhe përgjigje nga Gjykatën Kushtetuese qe gjendet ne arkivin e Presidencës. Gjykata njoftoi se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk ka një situate konkrete. D.m.th ata thonin se duhet te ishim ne kushtet e mosdekretimit te ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin qe ka një objekt dhe te vendosej te shqyrtohej. Pra ne dhomën e këshillimit ata vendosen për te mos e kaluar ne seance. Kërkesa nuk kishte fare lidhje me bërjen e dekreteve për Ikonomi Ahmetaj se ato kërkesa nuk ishin për emra konkret por kërkohej interpretim i Gjykatës Kushtetuese për ato çështjet. Ne e nisem kërkesën pas dekreteve dhe miratimit te tyre ne Parlament”, deklaroi ish-presidenti Nishani.