Vrasja e Kaçifasit, Dule letër Metës: Ndërhyni të dorëzohet trupi

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka kërkuar ndihmën e Presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e Kostandinos Kaçifas, trupi i të cilit ndodhet ende në morg.

Dule me anë të një letre i kërkon Presidentit Meta për të ndërhyrë dhe për të trajtuar me prioritet kthimin e trupit të të vrarit tek familja.

Njoftimi i PBDNJ-së:

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese.