'Don't f...ck them', reagon Kumbaro: Mos më bini kot në kurriz

Pasi u komnetua në rrjete dhe në arenën politike me një shprehje të marrë nga një shkrimtar i njohur botërisht, John Water, dhe pa e cituar në asnjë rresht, ka reaguar sërish  ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Ja reagimi i plotë i Kumbaros:

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.