Shkëmbimi i bujshëm/ Real Madridi ofron Asension për Hazard

Eden Hazard është objektivi kryesor i Realit të Madridit dhe presidenti Florentino Perez po bën të pamundurën për ta sjellë në “Santiago Bernabeu”, raporton Syri.net.

Ylli i Chelseat shihet si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos, ndaj klubi mbretëror e ka prioritet për sezonin e ardhshëm.

Nga mediat spanjolle raportohet se Perez po përgatit një shkëmbim, ku për të marrë belgun do t’i ofrojë klubit londinez Marco Asension.

Lojtari e ka deklaruar se ka dëshirë të luajë me Realin, teksa tashmë i takon Chelseat të pranojë shkëmbimin e dy yjeve.