Të dënuar për vrasje, si u arratisen dy të miturit nga burgu, policia jep detaje

Kanë mundur të ikin nga burgu. Mëngjesin e ditës së djeshme, dy të mitur janë arratisur nga Qendra nga Qendra e Burgut të Lipjanit, 

Të dy të miturit ishin të dënuar për vrasje.

Arratisjen e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raporton e saj 24 orësh.

Sipas policisë, të arratisurit janë në kërkim.

“Është raportuar se dy të burgosur meshkuj K/Shqiptarë, kanë arritur të arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Njësitë përkatëse policore janë në kërkim të arratisurve”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë psuhuar nga puna edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes dh ajrosjes.