Ju gjet drogë në shtëpi, prangoset çifti shqiptar. Emrat

Në luften ndaj trafikut te droges policia italiane ka arrestuar gjate orëve të fundit edhe dy shqiptarë.

Të arrstuarit janë një një çift shqiptarësh në Aviano, të cilët u kapën me kokainë.

Siç raportojnë mediat ne itali , të arrestuar janë Aleksandër Zhava, 29 vjeç dhe Lisa Zille, 24 vjeçe.

Në shpjegimet që ka dhënë policia italiane thuhet se,  ndalimi i tyre u bë pasi pas një kontrolli rutinë, reagimi i dy shiptarve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë, marijuanë si dhe disa materiale të tjera.