Inter-Barcelona do të gjykohet nga një polak

Kjo javë rikthen emocionet e Champions League, pasi do të luhen ndeshjet e katërta në grupe, njofton Syri.net.

Një nga sfidat më të rëndësishme është ajo që do të luhet në “San Siro” mes Interit dhe Barcelonës.

Për duelin italo-spanjoll që do të luhet të martën (nesër) në orën 21:00, UEFA ka përcaktuar arbitrin polak Szymon Marciniak.

Për 37-vjeçarin kjo është hera e dytë brenda këtij sezoni që do të gjykojë një ekip italian, pasi kishte arbitruar takimin e luajtur në Beograd mes Crvena Zvezdës dhe Napolit.