Facebook kërkon falje për promovimin e fushatave me teori konspiracioni, njihuni me ngjarjen

Facebook ka kërkuar falje pasi ka aprovuar një fushatë reklamimi në shënjestër të njerëzve të interesuar në një teori konspiracionesh të favorizuar nga nacionalistët e bardhë.

Faqja e internetit Intercept ishte në gjendje të niste një promovim që synonte 168,000 përdorues të interesuar për "genocid të bardhë".

Prokurorët besojnë se teoria e komplotit, që pretendon se forcat e jashtme duan të shfarosin racën e bardhë, mund të kenë motivuar njeriun që sulmoi një sinagogë në Pitsburgut javën e kaluar.

Një deputet i lartë i Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar Facebook.