Sulmi ndaj të krishterëve, policia egjiptiane vret 19 militantë

Nëntëmbëdhjetë militantë islamikë të akuzuar për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës ndaj të krishterëve në Egjipt janë vrarë nga policia, thotë ministria e brendshme.

Ata vdiqën në një shpërthim pasi policia ndoqi "elemente terroriste të arratisur" në zonën e shkretëtirës në perëndim të provincës Minya, thuhet në deklaratë, shkruan syri.net.

Shtatë krishterë kopt u vranë në një sulm mbi dy autobusë pranë një manastiri në Minya të premten.

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka thënë se ka kryer sulmin.