Surprizë në Bundesligë, kjo është skuadra që renditet e dyta

U mbyll me fitoret vendase të Borussia Monchengladbach dhe Mainz java e 10-të e Bundesligës.

Në “Borussia Park” skuadra e Dieter Hecking kaloi lehtësisht me rezultatin 3-0 Fortuna Dusseldorfin me golat e realizuar në pjesën e dytë nga Thorgan Hazard autori i një dygolëshi dhe Hoffman.

Me këtë sukses, Borussia Monchengladbach u ngjit në vendin e dytë në kuotën e 20 pikëve po aq sa edhe Bayerni dhe 4 më pak se Dortmundi kryesues.