Guardiola nuk është normal, as 6 golat e Manchester Cityt s’e kënaqin

Manchester City arriti të merrte një fitore tenistike ditën e sotme me rezultatin 6-1 përballë Sauthempton, duke u renditur i vetëm në krye të klasifikimit në Angli.

Megjithëse skuadra gjendet në këto kushte kaq të mira, trajneri Pep Guardiola përsëri duket se nuk është i kënaqur.

Spanjolli kërkon vetëm perfeksion dhe këtë e ka shprehur në deklaratat pas ndeshjes.

Ne bëmë gjëra të mira, 20 minutat e para ishin shumë të mirë, mirëpo ne pranuam shumë aksionet nga ata. Loja ishte në përgjithësi e mirë, por nuk mbrojtëm mirë. Ishim me fat që shënuam golin e katërt në minutën e fundit  të pjesës së parë, përndryshe gjërat do të komplikoheshin për ne”, ishin fjalët e Guardiolës.