VIDEO/ Mundësi shqiptar mposht maqedonasin, shpallet kampion i Ballkanit

Mundësi shqiptar, Eriglen Prizreni, është shpallur Kampion i Ballkanit 2018 në eventin e mbajtur në Pallatin e Sportit në Tiranë.

20-vjeçari nga Durrësi ka mposhtur maqedonasin Vejseli në kategorinë 65 kg, duke siguruar kështu medaljen e Kampionit të Ballkanit.

Një arritje historike për mundësin shqiptar, i cili arriti të bëjë krenar të pranishmit në Pallatin e Sportit dhe jo vetëm.

Nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut, presidenti Martin Biba e ka uruar 20-vjeçarin për këtë sukses.

“Urime Kampioni i Ballkanit 2018 Eriglent Prizreni! Urime Mundja Shqiptare urime Shqipëria”, shkruan presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes.