Shpërthim tritoli në Tropojë!

Një shpërthim tritoli ka alarmuar banorët e qytetit të Bajram Currit në Tropojë ditën e sotme. Policia bën me dije se shpërthimi i tritolit ka ndodhur në lagjen ’28 Gushti’.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të një lokali në pronësi të qytetarit me iniciale S.Gj.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forcat e policisë shkuan në vendngjarje për të mbledhur provat. Grupi hetimor është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, si dhe për të identifikuar autorët.