Ndeshje e çmendur në kategorinë e dytë/ Sopoti kthen në tabelë qitjeje Kevitanin!

Ndeshjet e kategorisë së dytë kanë prodhuar rezultate të çmendura gjatë kësaj jave. Ndeshja që ka spikatur gjatë kësaj jave është ajo mes Kevitanit dhe Sopotit të Librazhdit, ku miqtë kanë shënuar goleadë.

Mund tu duket e pabesueshme por ndeshja Kevitani-Sopoti ka përfunduar 14-1 në favor të Librazhdiotëve.

Pjesa e parë është mbyllur 4-0 në favor të Sopotit, ndërsa në pjesën e dytë miqtë kanë shënuar dhe 10 herë të tjera, ndërsa vendasit kanë arritur që të shënojnë golin e nderit.

Taulant Halili/ Syri.net