FOTO/ Ambasadori i ri i BE, Soreca, tundohet nga kanionet e Osumit dhe i hyn aventurës

Edhe ambasadori i ri i BE, Luigi Soreca, ka rënë pre e tundimit të kanioneve madhështore të Osumit, bukurive të tyre dhe ka ndërmarrë aventurën e rrezikshme për t'i njohur nga afër, siç kanë bërë dhe disa ambasadorë të tjerë në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Soreca sot në Twitter krahas fotove që ka publikuar:

"Marshimi në kanionin e Osumit është një përvojë e mahnitshme. Shumë falenderime për Albania Rafting Group dhe për promovimin e vizitave në këtë thesar shqiptar. Kjo dhe bukuri të tjera natyrore në Shqipëri duhet të mbrohen përmes turizmit të qëndrueshëm natyror, si dhe ruajtjes së mjedisit."