Rama ‘mat’/ Injoranca e ‘Juristëve popullorë’ të Edi Ramës

Pas mosdekretimit të Sandër Lleshit nga Presidenti Ilir Meta për Ministër të Brendshëm, Edi Rama i zënë “mat” ka hedhur në treg me anë të “Juristëve Popullor” ide për zgjidhje që më shumë se panikun, tregojnë injorancen e tyre.

Dy janë idetë e tyre. 1- Rama e emëron zv ministër Lleshin dhe i jep kompetencat e ministrit. E pamundur për një arsye të thjeshtë. Kryeministri mund ta emëroje me vendim qeverie Sander Lleshin zv ministër, por delegimin e kompetencave të ministrit nuk e ka kryeministri por vetem ministri.

Sander Lleshin në rastë se qeveria e emëron zv ministër, mund të ketë kompetenca ministri vetëm nëse ato ja delegon ministri Xhafa.

2- Edi Rama mund të votojë dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafes, por në asnjë mënyre nuk mund ta largojë atë nga zyra, veçse kur në zyrë shkon ministri i ri i dekretuar,  votuar e betuar para Presidentit. Prandaj Edi Rama është edhe vetë një “Jurist Popullor”, në mos një injorant ligjor...