Mbytet peshkarexha afër Sazanit, peshkatarët mbi kamerdare shpëtohen nga trageti

Një peshkarexhë është mbytur mbrëmjen e djeshme afër Sazanit dhe tre peshkatarët që ndodheshin në bord janë shpëtuar t nga një traget i linjës Vlorë-Brindizi.

Peshkarexha kishte pësuar avari dhe ishte fundosur nën ujë, ndaj tre peshkatarët kishin rrëmbyer kamerdaret dhe ishin hedhur në det duke pritur shpëtimin.

Ata kanë qendruar gjatë në ujë, afër 4 orë, derisa një traget i linjës Vlorë-Brindisi i ka parë dhe i ka marrë me nxitim për t'i nxjerrë në breg.

Të tre janë dërguar në spitalin e Vlorës, për mjekim.