Rreh motrën e ish-burrit, por bie viktimë e dhunës fizike të ish-vjehrrës

Dhuna në familje, njeh një tjetër rast të veçantë, këtë herë nga Vlora.

Një 29-vjeçare ka dhunuar fizikisht ish-kunatën e saj. Pas kësaj ajo, vetë është gjendur viktimë e dhunës fizike, nga ish-vjehrra e saj.

Siç ndodh në raste të tilla, të dyja gratë “viktima” kanë nxituar në polici për denoncim, e cila nga ana e saj, ka vendosur urdhër-mbrojtje, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Komisariati i Policisë Vlorë

  • Më datë 02. 11. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M. S.,34 vjeçe, banuese në  Vlorë, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ish- kunata L. L.,29 vjeçe, banuese në Vlorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë, Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 02. 11. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L. L., 29 vjeçe, banuese në  Vlorë,  pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ish-vjehrra, M. L., 64 vjeçe. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.