Barcelona përmbysje të çmendur, Suarez bën heroin

Barcelona ka bërë një përmbysje të çmendur ndaj Rayo Vallecanos.

Të besuarit e Valverdes, fituan 3-2 falë dy golave në minutat e fundit nga Dembele (87’) dhe Suarez (90’).

Ishin katalunasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Luis Suarez (10’).

Reagimi i miqve erdhi në minutën e 35’ pas një goditje spektakolare të Jose Pozos, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa fraksionin e dytë të lojës vendasit përmbysën gjithçka më anë të Alvaro Garcias.

Kur të gjithë menduan se Barca do të dali e mposhtur nga Rayo, ishte i shumë kritikuari Dembele që barazoi shifrat në 2-2, ndërsa në të 90’ Suarez hipotekoi fitoren.

Pas javës së 11-të, Barcelona qëndron në vendin e parë em 24 pikë të grumbulluara, 4 më shumë se se ndjekësit Alaves.