Shoferi dhe fatorinoja i autobusit rrahin pasagjerin në Tiranë

Një shofer autobusi dhe fatorinoja kanë rrahur një pasagjer në Tiranë.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se, A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 19:00, në zonën e “Ali Demit”, për motive të dobëta është goditur me grushte nga shoferi dhe fatorinoja i autobusit të linjës “Institut – Uzina Traktori”, ku ka qenë pasagjer.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më 02. 11. 2018, shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 19:00, në zonën e “Ali Demit”, për motive të dobëta është goditur me grushte nga shoferi dhe fatorinoja i autobusit të linjës “Institut – Uzina Traktori”, ku ka qenë pasagjer. Neni 90 i Kodit Penal.