Luante në park, rrëzohet dhe dëmtohet rëndë 7-vjeçarja në Korçë

Një fëmijë i vogël, vajzë 7-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në Korçë, ndërsa është rrëzuar teksa luante në park. Ngjarja ka ndodhur në  lagjen nr. 17 të qytetit, në vendin quajtur "Shën Maria".

Burime nga spitali bëjnë me dije se 7-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës.

Vajza e vogël është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë lajmërim nga spitali, ndonëse është detyrim ligjor.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.