Messi udhëton me Barcelonën për në Milano, trembet Inter

Lionel Messi u dëmtua para disa ditësh dhe humbi dy sfida të rëndësishme, atë kundër Interit në Champions dhe Realit në kampionat.

Rekuperimi i tij pritej që të zgjaste të paktën 3 javë, por duket se për Messin gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe mund të jetë në lojë që në takimin kundër Interit, shkruan Syri.net.

Ai do të udhëtoi me klubin drejt Italisë dhe trajneri do të vendosë në fund nëse ai do të jetë në stol apo jo.

Por, i sigurtë duket rikthimi i tij kundër Real Betis.

/Syri.net/A.P/