Më në fund, Icardi pranë nënshkrimit me Interin

Icardi prej kohësh flitet për një largim të mundshëm nga Interi ku Chelsea dhe Reali janë dy klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Calciomercato raporton se është arritur marrëveshje dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi, shkruan Syri.net.

Për Icardin janë interesuar edhe Bayern Munchen dhe Manchester City.

Ai ka akoma edhe dy vite në kontratë, dhe në rast largimi klubi zikaltër pretendon të paktën 150 milion euro.

/Syri.net/A.P/