FOTO/ Katrahurë tek 'Botaniku', policia askund

Katrahur mjetesh tek zona e Kopshtit Botanik.

Makina të vogla, kamionë, furgonë janë bllokuar prej dhjetëra minutash në zonën e Botanikut, ndërsa asnjë polic nuk duket.

Situata është bërë shqetësuese, ndërsa shoferët nuk ndalojnë duke u rënë borive të mjeteve duke shkaktuar edhe zhurma të mëdha.

Zakonisht në këtë zonë policia, si ajo rrugore dhe ajo bashkiake duket vetëm për të gjobitur shoferët e asnjëherë për të disiplinuar lëvizjen.