Shqiptari dhunon policët grekë

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka dhunuar disa efektivë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Volos një ditë më parë.

Media vendase shkruajnë 31-vjeçari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll.

Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe menjëherë i sulmoi duke i kundërshtuar dhe goditur.

31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerët 45 dhe 47 vjeç duke u shkaktuar lëndime fizike.

Ata thërritën për ndihmë patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptari. Edhe shoqërimi i tij drejt paraburgimit nuk ka qenë i lehtë.

Sipas shtypit vendas, 31-vjeçari vazhdonte të kundërshtonte.