Mourinho kërkon të blindojë francezin ‘përjetësisht’ te Man Utd

Trajneri Jose Mourinho ka shprehur haptas dëshirën për të pasur në skuadër edhe sezonin tjetër francezin Anthony Martial.

Gjatë konferencës së fundit për shtyp, trajneri portugez ka shprehur dëshirën që Martial të mbetet te Manchester United.

“Natyrisht që unë do të doja që ai të qëndrojë”, ka deklaruar Mourinho.

“Unë e di që klubi dëshiron shumë që ai të qëndrojë. Shpresoj që të qëndrojë”, ka shtuar trajneri portugez.

Anthony Martial është lojtari më formën më të mirë te Manchester United, ku ka shënuar super gola në tre ndeshjet e fundit.