Aktori i njohur përleshet me një qytetar, për një vend parkimi

Aktori amerikan Alec Baldwin ka sërish probleme me ligjin. Kësaj radhe ai akuzohet për sulm ndaj një qytetari në Nju Jork, pasi pretendohet se e ka goditur për një vend parkimi.

Ai u paraqit në stacionin policor dhe u urdhërua që të shkojë në Gjykatë më 26 Nëntor. Ky nuk është rasti i parë që 60-vjeçari ka probleme me ligjin. Në vitin 2014 Baldwin u arrestua për sjellje të çrregullt.

Policia tha për mediat amerikane se aktori pretendon që një familjare e tij kishte zënë vend parkimi për makinën e saj, kur një person tjetër i zuri papritur vendin.

Autoritetet thanë se të dy burrat debatuan ashpër, para se aktori të qëllonte me grusht 49-vjeçarin e përfshirë në konflikt. Ky i fundit u dërgua në spital me dhimbje të forta në nofull. Pasi u akuzua për sulm fizik, Baldwin mohoi që ta kishte goditur. Sherri mes tyre ndodhi ditën e premte në Manhatan.Burimi TMZ