Ibra, edhe më pranë rikthimit në Serie A, ja te cili ekip ...
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mund të rikthehet në Serie A gjatë merkatos të janarit.
Është skuadra e Milanit që po e rishikon mundësinë e transferimit të 36 vjeçarit, që luan në MLS te skuadra e LA Galaxy.
Ibra edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, ku ka fituar edhe një titull në Serie A.
‘Tuttosport’ shkruan se ‘kuqezinjtë’ po përgatiten për finalizimin e katër transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.