Vrasja e Khashoggi: Erdogan fajëson drejtpërdrjet Arabinë Saudite

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për herë të parë ka akuzuar drejtpërsëdrejti qeverinë saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, shkruan Syri.net.

"Ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggi erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite," shkroi ai në një artikull në Washington Post.

Por duke theksuar lidhjet "miqësore" të Turqisë me Arabinë Saudite, ai shtoi se nuk besonte se ishte i përfshirë mbreti Salman.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

/Syri.net/A.P/