Shqiptari shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor te Lazio
Lojtari i Përfaqësueses kosovare, Valon Berisha, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor te klubi i Lazios.
Valon Berisha erdhi te Lazio në këtë verë nga klubi austriak, Salzburg, dhe ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje për skuadrën e Inzaghit.
Mirëpo paraqitja e shqiptarit e mirë në muajin që lamë pas, në tetor, ka bërë që të shpallet si lojtari më i mirë për Lazion, pasi ka grumbulluar 12,224 vota.
Lazio momentalisht është në vendin e pestë me 18 pikë sa Milani, dhe të dielën ndeshet në shtëpi me Spalin.