Skandal/ Pjerin Ndreu dhe Policia fshehin aksidentin e djalit të kryebashkiakut socialist

Një tjetër rast i fshehjes së ngjarjeve kriminale nga Policia, me përfshirjen e familjarëve të zyrtarëve të PS, denoncohet publikisht. Denoncimin e “qytetarit dixhital”, e përcjell ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas denoncimit, ka qenë djali i kryebashkiakut Artur Bardhi, i cili ka bërë një aksident mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Me gjithë dëmet e shumta materiale, bashkë edhe me dyshime për dëmtime edhe personash, Policia, me ndërhyrjen e deputetit socialist Pjerin ndreu, e ka fshehur këtë skandal, duke mos e publikuar.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha, jam nje punonjes policie ne Lac, Kurbin. Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22. Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri, ka thyer shtyllen e dritave, ka prishur nje lokal, flitet dhe per te plagosur...! Sot e ter policia kemi qen ne vendngjarje, por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet... Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kan mbyllur kte skandal Flm z. Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet...