Kush është qeveria hije brenda PD? Ja si përgjigjet Basha

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar për situatën politike në vend. I pyetur nga moderatori Arian Çani se cila është ‘qeveria hije’ brenda PD-së Basha tha:

Nuk ka mjegull, por nuk ka asnjë strategji. Dujke ju referuar kulturës time perëndimore unë mendoj se individi nuk promovohet nga lideri por nga puna. Nëse publiku vëren të shquajë qeverinë hije kjo është në dorë të tyre. Në PD ka një grup të madh që janë angazhuar në luftën kundër padrejtësive. Kemi një përplasje mes dy botësh të ndryshme, të një politikani racional që bën gjithçka për një produkt falso siç është Dako, Balla Roshi, dhe një tjetër politikan që mbështet promovimin përmes vlerave. Unë në PD i trajtoj të gjithë si të barabartë.