SHBA heq sanksionet ndaj zyrtarëve turq

SHBA ka vendosur që të heq sanksionet ndaj dy zyrtarëve të latrë turq, nga lisat e sanksioneve të Aktit Global Magnitsky, sipas Departamentit të Thesarit.

Turqia menjëherë u përgjigj duke hequr sanksione mbi sekretarin amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorit të Përgjithshëm, tha Ministria e Jashtme, shkruan Syri.net.

Ankaraja u shpreh se sanksionet mbi Kirsten Nielsen dhe Jeff Sessions, të cilat përfshijnë një ndalim të udhëtimit në vend dhe ngrirjen e aseteve në Turqi, u hoqën në përgjigje të lëvizjes së SHBA, raporton Reuters.

Uashingtoni i kishte vendosur këto sanksione mbi ministrin e drejtësisë Abdulhamit Gul dhe ministrin e brendshëm Sulejman Soylu që në gusht për burgosjen e pastorit amerikan Andrew Brunson.

Brunson u lirua në tetor dhe që atëherë është kthyer në SHBA.

Syri.net/A.P/