ISIS godet sërish, të paktën shtatë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 7 persona u vranë pasi një autobus që kishte disa të krishterë është sulmuar në Egjipt teksa po shkonin për në Manastirin e Shën Samuelit.

Përveç shtatë personave të vrarë janë plagosur edhe dhjetëra të tjerë, këtë sulm e kanë marrë përsipër terroristët e ISIS, shkruan Syri.net.

Një sulm i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2017, kur personat e armatosur të maskuar hapën zjarr mbi një autokolonë me autobus që po shkonte në të njëjtin manastir, duke vrarë 28 vetë dhe duke plagosur 22.

/Syri.net/A.P/