Futbollisti shqiptar shënon golin më të shpejtë në Gjermani për 14 sekonda

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ardian Morina, ka hyrë në histori, teksa ka shënuar golin më të shpejtë në Kupën e Gjermanisë e njohur ndryshe si DFB Pokal.

24-vjeçari, i cili aktivizohet te skuadra e Ulm gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Duseldorf pas vetëm 14 sekondash lojë.

Duseldorf arriti ta përmbyste rezultatin në 1-5.

Morina është bërë kështu futbollisti që ka shënuar golin më të shpejtë në garën më të vjetër në futbollin gjerman.