Vritet kleriku i njohur si babai i talibanëve

Kleriku pakistanez Maulana Sami ul-Haq, i njohur si babai i talebanëve, është vrarë në qytetin verior të Raëalpindi.

Mediat lokale cituan anëtarët e familjes së tij duke thënë se ai u ther për vdekje. Por raporte të tjera thonë se ai u qëllua për vdekje, shkruan Syri.net.

Motivi për sulmin është i paqartë.

Haq ishte kreu i “Haqqania Madrassa” në veri të Pakistanit, ku kishte shumë studentë talebanë, duke përfshirë kreun e grupit.

/Syri.net/A.P/